Ernando Myrtaj
firec0de
Ernando Myrtaj
firec0de
Blog Post

Pegasus Android Pro v2.5 – Alarm i ri për sigurinë e telefonave Android

10 August 2025 Blog

Në botën e sigurisë kibernetike, çdo version i ri i një mjeti të avancuar është një sinjal alarmi për përdoruesit dhe profesionistët e fushës. “Pegasus Android Pro v2.5” është një nga këto sinjale. Edhe pse prezantohet si platformë për testim penetrimi, mënyra si funksionon e afron shumë me teknikat e përdorura në sulme spiunazhi të nivelit të lartë si pershembull: BLASTPASS

Ky mjet synon versionet e Android nga 10 deri në 15, duke kombinuar kode QR “të pafajshëm” me skenarë inxhinierie sociale për të joshur viktimën. Mjafton një skanim i thjeshtë dhe, sipas raportimeve, ngarkesa ekzekutohet në mënyrë të fshehtë, pa u kuptuar nga përdoruesi.

Pegasus Android Pro përdor metoda të fshehjes (obfuskim) për të mbrojtur kodin nga analizat, modele phishing-u që duken si pjesë e sistemit operativ, si dhe lidhje me shërbime cloud për shpërndarje të shpejtë dhe mbledhje të të dhënave. Informacioni që mund të përfundojë në duar të gabuara përfshin vendndodhjen, foto nga kamerat e telefonit, përmbajtjen e clipboard-it dhe detaje të tjera të ndjeshme të pajisjes.

Mesazhi për përdoruesit është i qartë:

Mos skanoni kode QR nga burime të dyshimta, shmangni klikimin e lidhjeve të pa verifikuara, instaloni aplikacione vetëm nga burime zyrtare dhe mbani gjithmonë të përditësuar sistemin tuaj.

Sulme të tilla tregojnë se siguria celulare nuk është luks, por domosdoshmëri.

Tags:
Related Posts
BLASTPASS – Kur iPhonët infektohen pa asnjë veprim nga përdoruesi

Në shtator 2023, grupi kërkimor Citizen Lab në Toronto zbuloi një sulm kibernetik tepër të sofistikuar, të njohur si BLASTPASS….

1 Comment
  • Tani 12:53 11 August 2025 Reply

    Po mirë mo, tani do kem frikë edhe kur më uron gjyshja per ditlindje

Write a comment